Edi Gogun e pyesin vazhdimisht për të përmirësuar probleme të ndryshme të lëkurës o shëndetit, me trajtime natyrale. Për të gjitha pyetjet që ka marrë në lidhje me trajtimin e dhimbjeve te veshit, Edi na ka sjellë një metodë të thjeshtë që jep rezultat të mirë. Është fjala për krizat e mesnatës, kur është e vështirë, për shumë arsye, që të shkosh te mjeku. Ja çfarë duhet të bëni:
Si për fëmijë e të rritur, në rastet e dhimbjes së veshit, merrni një çorape të pastër, mbusheni me kripë dhe ngroheni (vendoseni brenda një ene, të cilen e vendosni po brenda në një enë më të madhe, të mbushur me ujë të cilën e vendosni mbi zjarr (përdoret parimi i banjo marisë), për 5-6 minuta.
Çorapes lidhjani grykën që të mos derdhet kripa. Kthejeni çorapen e mbushur me kripë nga të gjitha anet që të ngrohet mirë.
Vendoseni mbi vesh (kontrolloni më parë nëse është në temperaturën e trupit) dhe lëreni derisa kripa të ftohet.
Mund ta përsërisni edhe një herë metodën, pas 1 ore.
Të shkuara mama dhe beba!
Me të zbardhur dita, shkoni dhe vizitoni fëmijën tek mjeku pediatër!/living.al
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...