Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli mori pjesë në punimet e Samitit të kryetarëve të komisioneve për punë të jashtme, i organizuar nga Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme i Kuvendit të Kosovës, me temë: ,,E ardhmja e Ballkanit në Evropë dhe integrimet euroatlantike’’.
Gjatë zhvillimit të punimeve të Samitit, ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, zotëri Haki Demolli prezantoi temën:,,Thellimi i bashkëpunimit në mes të vendeve të Ballkanit drejt integrimit në organizata ndërkombëtare/ tejkalimi i barrierave politike në rajon’’, ku u fokusua në dy çështje mjaft të rëndësishme siç janë: Bashkëpunimi dypalësh dhe regjional i MFSK-së, si faktor i rëndësishëm për integrime euroatlantike dhe bashkëpunimi ndërmjet MFSK-së dhe mekanizmave të NATO-s.
Më tej, Ministri Demolli tha se: ,,është fakt i pakontestueshëm së Republika e Kosovës si shtet i pavarur dhe relativisht i ri, mund të jetë e sigurt, e qetë dhe e orientuar drejt zhvillimit dhe prosperitetit ekonomik, vetëm: po qe se rajoni, pra shtetet e Ballkanit dhe Evropës janë të sigurta dhe po qe se këto mekanizma janë në rrugë të përbashkët drejt anëtarësimit dhe integrimit në organizata dhe mekanizma rajonalë dhe ndërkombëtarë’’.
Gjithashtu, ministri i FSK-së theksoi faktin se Republika e Kosovës ka synim të saj strategjik anëtarësimin në strukturat e Bashkimit Evropian dhe të NATO-s, por edhe në mekanizmat tjerë rajonalë dhe ndërkombëtarë të sigurisë. Ky synim shtoi ministri Demolli është i drejtë, i arsyeshëm dhe i sinqertë, për faktin se Republika e Kosovës nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjërit prej shteteve fqinje, andaj natyrisht që pret edhe prej vendeve të rajonit të zhvillojnë dhe ndjekin një politikë të tillë, e cila është konstruktive dhe nën frymën e bashkëpunimit dhe integrimeve rajonale dhe ndërkombëtare.
Në fund, ministri Haki Demolli tha se, Republika e Kosovës do të vazhdojë të punojë për sigurinë e saj të brendshme dhe të jashtme, duke shtuar se ndërtimi i Forcave të Armatosura do të ndihmojë në arritjen e interesave dhe objektivat e sigurisë kombëtare. Përafrimi drejt anëtarësimit në NATO do të ndihmojë shumë Kosovën dhe Forcat e saj të Armatosura që të ndërtohen mbi parimet dhe standardet më të larta të vendeve të Aleancës Veri-Atlantike.
Jashari takohet me shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosu...
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...