Është caktuar orari i ndeshjeve të javës së 18-të në Vala Superligën e Kosovës. Të shtunën do të luhen katër, derisa të dielën dy ndeshje.
Qysh në nismë të stinorit pranveror vijnë disa ndeshje tejet interesante. Në Pejë do të zhvillohet sfida ndërmjet Besës dhe Llapit, të cilat në fundjavën që e lamë pas e kaluan me sukses rrethin e 1/8 së finales së Digitalb Kupës, duke eliminuar nga garat e mëtejme Dritën, përkatësisht Feronikelin.
Mjaft joshëse dhe rivalizuese pritet të jetë edhe ndeshja ndërmjet Ferizajt dhe Prishtinës, ndonëse kanë synime të kundërta në kampionat, njëra për mbijetesë e tjetra për titull kampioni. Ndërkaq, qershia mbi tortë pa dyshim e kësaj jave do të jetë derbi i madh ndërmjet Gjilanit dhe Dritës, që luhet të dielën. /Arbresh.info
Orari
E shtunë
Besa -Llapi
Ferizaj – Prishtina
Feronikeli – Trepça
Hajvalia – Liria
E diel
Gjilani – Drita
Trepça ‘89 – Drenica
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad