Google ADS

Islami e quan gjeografin Humolli postier

11:53 | 21 Shkurt 2017
Arbresh.info

Kryetari i komisionit për matjen e territorit e territorit Hivzi Islami pas prezantimit të të gjeturave të Komisionit iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Kryetari Islami e ka quajtur postier Fitim Humollin.

Ai ka thënë se është ditur që nga dita e parë që ai do të dorëhiqet, pasi qysh në ditën e parë kishte thënë që nuk pajtohet me këtë komision.

“Një anëtar që është dorëhequr dje ne e kemi ditë që do të jap dorëheqje sepse nga dita e parë ka thënë që s’pajtohet me këtë komision. Ai e ka pas një detyrë tjetër, pra detyrën e postierit. Ne i kemi ftuar të gjithë, përgjigja ka qenë negative dhe e kanë dërguar këtë djalin që e kanë pasur asistent”, ka thënë Islami./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme