Google ADS

Doda: Jam dhe do të mbetem demokrate

10:53 | 21 Shkurt 2017
Arbresh.info

Ish-zv/ministrja e Jashtme Edith Harxhi mendon se mund protesta e opozitës mund të shihet si një lëvizje kundër establishmentit ndërsa deputetja e PDIU-së, Mesila Doda reagoi ashpër duke e quajtuar të pakuptime këtë gjë.

Harxhi: Mund të shihet edhe si një lloj lëvizje anti-establishmentit.

Doda: Absolutisht! Ta thashë vetë që në fillim se ka protestë qytetare.

Debati i plotë

Harxhi: Mund të shihet edhe si një lloj lëvizje anti-establishmentit.

Doda: Kundër establishmentit kur kanë qenë gjithë jetën pushtetar. Kanë qenë ministër, kryetar bashkie. Mos të themi gjëra më të mëdha se ç’mban kjo histori.

Harxhi: Të kesh 50 mijë vetë, 70-100 mijë vetë në shesh nuk do të thotë se të gjithë janë të gjithë anëtarë të Partisë Demokratike.

Doda: Absolutisht! Ta thashë vetë që në fillim se ka protestë qytetare.

Harxhi: Mund ta jetë pse mund ta mohoni.

Doda: Nga njerëz të vjetër nuk lindin kurrë politika të reja. Edhe ne jemi. Nuk kemi bërë lëvizje anti-establishmentit. Të jemi të vërtetë. Nuk mund të ndodhë. Opozita duhet t’i përgjigjet protestës qytetare. Kërkon garancitë e veta dhe kjo është shumë e drejtë.

Harxhi: Pse nuk mund të jetë kjo një lëvizje kundër establishmentit? Më thoni një vend tjetër të Evropës Lindore përfshirë edhe Gjermaninë që ka sjellë fëmijët e Hitlerit i ka sjellë në pushtet.

Doda: Nuk i ke vetëm në një parti, i ke në të dyja partitë. Nuk dua të flas kundër Partisë Demokratike. Kam qenë në Partinë Demokratike dhe mbetem demokrate deri në fund. Të lutem mos thuaj gjëra që cedojnë në të vërteta./albeu.com

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme