Një gotë verë ose birrë në ditë, ja çfarë mrrekullie na jep

09:36 | 21 Shkurt 2017
Arbresh.info

E vërtetë përnjëmend, apo e vërtetë për reklamë, kjo nuk është ditur gjer së fundmi, kur na u vërtetua se një gotë verë apo një gotë birrë në ditë, na shton jetën.

Shkencëtarët kanë llogaritur se një gotë verë në ditë, shton 1 vit e 3 muaj jetë për mashkullin, dhe 1 vit e gjysmë jetë për femrat, krahasuar me ata persona që nuk e pinë një pije të tillë.

Ky fakt tregohet nga një studim i publikuar në revistën “Annals of epidemiology”, i drejtuar nga studiuesit Nicola Orsini dhe Andrea Bellavia të cilët punojnë pranë institutit Karolinska, në Stokholm.

U vu re se një gotë verë, ose një gotë birrë në ditë, cilësohet si një sasi e moderuar e konsumit të alkoolit dhe ndikon në jetëgjatësinë e njerëzve, por nëse kalohet në dy gota ose më tepër, atëherë efekti i alkoolit kthehet në të kundërt. Ekspertët kanë analizuar të dhënat e konsumit të përditshëm të alkoolit, të 67 mijë personave me moshë mesatare, për 15 vjet me radhë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme