Google ADS

Hallakamë në Qeverinë serbe, rrahje në kabinetin e Ivica Daçiqit

08:28 | 21 Shkurt 2017
M. A.

Vanja Vukiç dhe Branko Lazareviq, bashkëpunëtorë të ngushtë të Ivica Daçiqit, liderit të Partisë Socialiste të Serbisë dhe ministër i Punëve të Jashtme, kanë pasur një përleshje fizike në zyrën e këtij të fundit.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, kjo ngjarje e pazakontë ka ndodhur dy muaj më parë në kabinetin e Daçiqit, në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Por, sipas mediumit serb “Alo!”, kjo gjë ishte vetëm çështje ditësh, pasi të dy kishte kohë që nuk kishin marrëdhënie të mira, në mes vete.

“Të dy kanë qenë prej kohësh në marrëdhënie të këqija”, ka thënë një burim i këtij mediumi.

E gjithë kjo është parë edhe nga sekretarja e Daçiqit, e cila thuhet se kishte filluar të bërtiste.

Vukiç e kishte goditur Lazareviçin, i cili thuhet se ishte shtrirë për tokë, duke i thënë Daçiqit: “Të kam thënë se çfarë do të ndodhë nëse takohem me të”, pas së cilës gjë edhe ishte larguar.

Përkundër këtyre, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq e ka mohuar një gjë të tillë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme