Google ADS

Trajneri i gjigantit italian ofroi dorëheqjen

08:20 | 21 Shkurt 2017
Arbresh.info

Trajneri i Napolit, Maurizio Sarri është i gatshëm që të largohet nga skuadra e Napolit, raporton Arbresh.info nga ‘calciomercato’.

Ai mori kritika nga trajneri Aurelio De Laurentiss pas humbjes në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve, në fazën e eliminimit direkt.

Ish strategu i Empolit ofroi dorëheqjen pasi De Laurentiis kishte kritikuar vendimet e tij në duelin në Santiago Bernabeu.

Por, situata u qetësua pas ndërhyrjes së disa zyrtarëve të tjerë të klubit.

Tensionet mes tyre mbeten dhe Sarri mund të vendos të largohet në fund të sezonit. /Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme