Me ardhjen e stinës së verës vijnë edhe mushkonjat që janë shkaku më i zakonshëm i netëve pa gjumë gjatë këtij sezoni. Ajo zhurma e bezdisshme rrëzë veshit do të vinte në provë të vështirë edhe nervat e atyre personave që janë më të fortë.
Për të mos folur më pas për pickimet që në disa raste skuqen shumë dhe shkaktojnë kruajtje dhe djegie. Pickimi nga mushkonjat zakonisht ndodh gjatë periudhës së lindjes dhe perëndimit të diellit, atëherë kur mushkonjat janë më aktive. Për fat të mirë, në vendin tonë, mushkonjat nuk bartin sëmundje serioze siç është malaria, prandaj pjesa më e madhe e pickimeve nuk janë të rrezikshme. Por në treg ekzistojnë produkte të ndryshme për të qetësuar pickimet e bezdisshme dhe për të mbajtur larg mushkonjat. Por të mos harrojmë se ekzistojnë edhe metodat natyrale për t’u aplikuar. Të shohim se cilat janë ato.
Sodë buke (Bikarbonat natriumi): Ju duhet të përgatisni vetëm një masë të përbërë prej sodës së bukës dhe ujit dhe ta aplikoni atë në zonat ku ju kanë pickuar mushkonjat. Kruajtja do të zhduket në një kohë mjaft të shkurtër.
Limon: Ju mjafton vetëm të prisni një fetë limoni dhe ta kaloni nëpër zonat ku iu është shkaktuar kruajtja. Irritimi dhe kruajtja do të zhduken menjëherë.
Vaji esencial i livandos: Duke e aplikuar mbi lëkurë qetëson dhimbjen dhe heq ndjesinë e kruajtjes.
Kuba akulli me romarinë të grimcuar: Aplikoni kube akulli rozmarine në zonën e prekur, mund të zvogëloni enjtjet dhe të lehtësoni kruarjen. Lereni të veprojë për rreth 15 minuta.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...