Google ADS

Lideri i Qipros turke vendos kushte për rinisjen e negociatave për ribashkim

23:43 | 20 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Udhëheqësi qipriot turk paralajmëroi sot se nuk do të rinisë negociatat me qipriotët grekë në lidhje me një ribashkim të ishullit nëse ata nuk shpallin të pavlefshëm një tekst mjaft të diskutueshëm votuar së fundmi nga Parlamenti i tyre.

Ky votim i Parlamentit qipriot grek përfshin në shkolla kujtesën e një referendumi të organizuar nga Kisha Ortodokse e Qipros në 1950 në ishull, asokohe nën dominimin britanik, ku qipriotët grekë votuan masivisht pro bashkimit me Greqinë.

Sic është përcaktuar në tekstin e votuar më 10 shkurt me iniciativë të një partie të ekstremit të djathtë, ky referendum, edhe pse duhet injoruar, do të përkujtohet me solemnitet në klasat e dyta të ciklit të ulët ku nxënësit do t’i kushtojnë disa minuta kohë për të mësuar dhe për të lexuar broshura në lidhje me «Enosis » apo bashkimin me Greqinë.

”Fillimisht, lideri qipriot grek, Nicos Anastasiades do t’i dërgojë popullit qipriot turk dhe mbarë botës një mesazh të qartë që konfirmon se nuk do të mbështesë këtë vendim (vote) dhe se dyti ky i fundit duhet të shpallet i pavlefshëm”, deklaroi lideri qipriot turk, Mustafa Akinci në një deklaratë.

”Në të kundërt nuk do të jetë e mundur të shënohen hapa përpara në negociata”, paralajmëroi ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme