Universiteti i Oksfordit mund të thyejë traditën 700-vjeçare angleze dhe të inaugurojë kampusin e parë jashtë Mbretërisë së Bashkuar, për t’i bërë ballë Brexit dhe të vazhdojë marrjen e fondeve nga Bashkimi Europian.
Lajmin e bën të ditur e përditshmja “Daily Telegraph”, sipas të cilës rasti i Oksfordit nuk është unik. Edhe universiteti i Uarvikut është në negociata për të hapur në vitin 2018 një seli në kryeqytetin francez.
Gjithësesi, ideja për një “Oksford përgjatë Senës” është ende në fazat paraprake të saj. një zëdhënës i institutit ka deklaruar se, për momentin nuk është marrë asnjë vendim.
Por “Daily Telegraph” insiston në versionin e saj dhe citon burime franceze që konfirmojnë kontaktet e nisura nga ana tjetër e kanalit të La Manshit.
Statusi europian i universitetit të Mbretërisë së Bashkuar, që tërheq edhe shumë studentë nga vendet anëtare të BE-së, duket i paqartë pas votimit pro Brexit.
Vetëm me programin “Horizon 2020”, Unioni ka planifikuar për universitetet britanike një fond mbi 2 miliardë euro.
Policia shqiptoi 1 mijë e 650 gjoba brenda një jave në Gjila...
Përplasen Ana e Lela: ”Fol normal”, ”Ti shkon flet cepave me...
Modric reflekton për rrugëtimin e tij në Real Madrid, tregon...
Dita e ndeshjes, Kosova luan vetëm për fitore në udhëtim te ...
Rusia kryen sulm masiv në Odesa, teksa mijëra ukrainas mbesi...
Shpërthim me lëndë plasëse në Tropojë