Policia franceze trajnon shqiponjat për kapjen e dronëve

22:00 | 20 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Shqiponjat janë duke u trajnuar për të parandaluar sulme terroriste në Francë, duke u trajnuar për kapjen e dronëve.

Një ekip i policisë franceze është duke i trajnuar ato për të rrëzuar dronët, të cilët lëshohen në hapsirën ajrore të paautorizuar, transmeton portali arbresh.info.

Ekziston frika se grupet terroriste mund të përdorin dronët për të kryer sulme nëpër qytete e mëdha në Evropë.

Ekspertët besojnë se trajimi i shqiponjave është shumë më efektiv sesa përdorimi i plumbave për të rrëzuar ato.

Gjenerali i forcave ajrore, Jean –Christophe Zimmerman ka thënë për Reuters se ‘shqiponjat munë të kapin dronët edhe disa mijëra metra lart dhe t’i neutralizojnë ato’.

Ai ka shtuar se ideja ka ardhur nga gjykimet e policisë në Holandë./Arbresh.info

shi1 shi2 shi3

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme