Robabah Mohammadi, 17 vjeçare jeton në Kabul. Edhe pse e lindur pa këmbë dhe pa duar, ajo ka vullnet dhe talent që të krijojë piktura të mahnitshme.
“Unë nuk kam duar dhe këmbë, por megjithatë mendoj se jeta është bukur”, ka thën ajo, transmeton portali arbresh.info.
Një i afërm i saj i ka hapur asaj një faqe në Facebook dhe për një kohë të shkurtër ajo ka arritur të behet e famshme në Kabul. Ata të cilët e njohin punën e saj thonë se ajo ka vullnet dhe ka mjaft ëndërra.
Shtëpia modeste e saj ngjan me një muze të mbushur me vizatime dhe piktura.
“Janë vetëm dy gjëra që ne nuk mund t’i ndryshojmë: lindjen dhe vdekjen”, ka thënë ajo.
“Të tjerat mund të ndryshohen, lufta mund të ndalet dhe bota mund të shpëtohet. Përpos lindjes dhe vdekjes, të tjerat janë në dorën e njeriut”, ka thënë ajo.
Ajo ka treguar se prindërit e saj janë munduar që të gjejnë shërim për të, por ka qenë e pamundur. Për të rritja ka qenë e vështirë, pasi për një kohë të gjatë nuk ka dal fare nga shtëpia dhe ka qëndruar vetëm me familjarët e saj dhe shpesh herë edhe vetë.
“Nuk kam mundur të shkruajë as emrin tim”, ka thënë ajo.
Talenti i Robabah kishte filluar të dal në pah kur ajo u ndihmoi motrave të saj me deryrat e vizatimit.
Ajo ka pikturuar rreth 80 piktura. Njëra nga to është titulluar ‘vështrim nga sytë e ujkut’ dhe pritet të shitet për 800 dollarë, vlerë 8 herë më e madhe se rroga mesatare në Afganistan./Arbresh.info
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...