Më shumë se 100 punëtorë në Shtetet e Bashkuara kanë humbur punën si pasojë e pjesëmarrjes në protestën pro-emigrantëve, shkruajnë mediat amerikane.
Dhjetëra njerëz, duke përfshirë punëtorët e ndërtimit dhe punëtorët nëpër restaurante janë përjashtuar nga puna, pasi kishin protestuar kundër ndalimit të emigrantëve gjatë javës së kaluar, transmeton portali arbresh.info.
Protesta kishte për qëllim që të nxjerrë në pah kontributin e emigrantëve në Shtetet e Bashkuara.
Një punëdhënës ka thënë për CNN se stafi i tij do të “paguajnë çmimin” që i janë bashkuar protestes.
Punëdhënësi nga Kolorado, ka thënë se nuk ndjen keqardhje që ka shkarkuar nga puna rreth 30 muratorë.
“Ata ishin paralajmëruar”, ka thënë ai.
Ende nuk dihet numri i saktë i punëtorëve të përjashtuar, megjithatë mediat amerikane kanë raportuar për një numër të madh njerëzish që kanë mbetur pa punë. /Arbresh.info
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...