Turqia ka shkarkuar edhe 227 gjyqtarë dhe prokurorë, si pjesë e hetimeve të grusht shtetit të dështuar në korrikun e kaluar, shkruajne mediat turke.
Autoritetet turke kanë arrestuar, shkarkuar më shumë se 100,000 njerëz nga policia, ushtria, shërbimet publike, gjyqësorin, dhe vende të tjera të institucioneve publike që nga tentimi për grusht shtet, transmeton portali arbresh.info.
Akuzat kryesorë për tentimin e grusht shtetit, qeveria e Turqia ia ka hedhur klerikut me bazë në SHBA, Fetullah Gulen dhe ka kërkuar ekstradimin e tij.
Gulen, i cili ka jetuar në mërgim në Pensilvani që nga viti 1999, ka mohuar akuzën dhe ka dënuar tentimin për grusht shtet.
Grupet e të drejtave të njeriut dhe aleatët perëndimorë kanë frikë se presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, po e merr si preteks grusht shtetin për të shtypur disidentët. Qeveria në anën tjetër ka justifikuar se arrestimet janë kryer në baza ligjore.
Gjatë tentimit për grusht shtet mbetën të vrarë të paktën 240 persona./Arbresh.info
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...