“Eco Expert” publikon një studim në të cilin paraqet hartën e vendeve me toksike në botë. Shqipëria në këtë studim nuk është ‘green’, por renditet më mirë se vendet fqinje, përfshirë Greqinë, Maqedoninë, Malin e Zi apo Bosnjë-Hercegovinën, etj.
Studimi i bërë nga ‘Eco Experts’ ka marrë të dhëna nga 135 vende të botës, bazuar në disa faktorë mjedisorë: konsumi i energjisë për frymë, çlirimi i CO2, nivelet e ndotjes së ajrit, vdekjet që vijnë nga ndotja e ajrit dhe prodhimi i energjisë se rinovueshme.
Sipas studimit të “Eco Expert”, Arabia Saudite dhe Kuvajti janë kombet më “toksike” në Tokë. Studimi është përqëndruar edhe në punën që po bëhet për të trajtuar ndryshimin e klimës.
Sipas të dhënave, Arabia Saudite është një nga prodhuesit më të mëdhenj të naftës në botë, por ka edhe nivelin më të ulët prodhimit të energjisë së ripërtëritshme në botë, pavarësisht motit ideal për energjinë diellore. Ekspertët e “Eco Expert” thonë se kjo tregon një mospërfillje për mjedisin dhe shëndetin e popullatës.
http://www.independent.co.uk/e…
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...