Punëtorët shëndetësor të QKMF-së në Gjilan, rreth 62 persona ku përfshihen 6 mjekë, dy stomatologe, dhe pjesa tjetër, teknik medicinal, që nga muaji tetor i vitit 2016 kanë mbetur pa paga mujore.
Kështu ka thënë PDK në Gjilan, nëpërmjet një komunikate, ku kërkohet nga kryetari i komunës, Lutfi Haziri, që sa më parë ta kryej obligimin e tij ligjor, të paguaj pagat e mbetura të punëtorëve shëndetësor të QKMF-së, sipas përgjegjësisë që ka marrë përmes kësaj marrëveshjeje.
Ja reagimi i plotë i PDK-së në Gjilan:
Punëtorët shëndëtësor të QKMF-së në Gjilan, rreth 62 syresh (6 mjekë, dy stomatologe, dhe pjesa tjetër, teknik medicinal), që nga muaji tetor I vitit 2016, edhe më tej mbeten pa paga mujore.
Sipas një projekti të Karitas – Kosova, për “përkujdesin shtëpiak”, të nënshkruar ndërmjet Karitas – Kosova dhe kryetarit të Komunës, ishte arritë një marrëveshje bashkëpunimi dhe bashkëfinancimi, me afat njëvjeqar, me mundësi vazhdimi, për pagesën e stafit mjeksor dhe teknik medicinal.
Fillimisht ishte numër më I vogël, I kufizuar i punëtorëve shëndetësor, mirëpo, pas zgjërimit-rritjes së këtij numri, në 63 syresh (madje 4 prej tyre nuk janë fare punëtorë të QKMF-së), kryesisht me militant të LDK-së dhe familjarë të autoriteteve të komunës dhe menagjmentit të QKMF-së, është pamundësuar pagesa e mjekëve dhe teknikëve medicinal, sipas kësaj marrëveshjeje, tash e katër muaj.
Aq më keq, përshkak të rritjes së këtij numri, jashtë marrëveshjes, ka ndodhë zbritja e pagës së stafit shëndetësor, nën standardin e pagave në nivel vendi.
Vlenë të theksohet se, sipas kësaj marrëveshjeje të bashkëpunimit, komuna participon me mbi 70%, Ministria e Shëndetësisë me rreth 20%, kurse Karitas-Kosova, me rreth 10%.
Përderisa, QKMF nga kodi I vet buxhetor ka mjete financiare për të derdhë në projekte tjera të komunës, siç është projekti I ndriçimit publik, e në anën tjetër, punëtorëve të vet nuk u ipen pagat që nga tetori I vitit të kaluar.
Prandaj, kërkojmë nga kryetari I komunës, z. Lutfi Haziri, që sa më parë t’a kryej obligimin e tij ligjor, të paguaj pagat e mbetura të punëtorëve shëndëtësor të QKMF-së, sipas përgjegjësisë që ka marrë përmes kësaj marrëveshjeje.
“Duhet ta harrojë rolin e sulmuesit të majtë dhe të shënojë ...
Frika e NATO-s nga kthimi i Trump
Rusia sulmon Kievin dhe Harkivin
Kurti pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregti...
Katër vjet nga publikimi i aktakuzës ndaj ish-krerëve të UÇK...
SHBA: Rusia dhe Irani po intensifikojnë fushatat dezinformue...