Të enjten 23 shkurt, nga ora 12:00, në Qendrën Multimedia do të mbahet diskutimi në focus të së cilit do të jetë Kosova, UNESCO dhe trashëgimia kulturore serbe.
Sipas kumtesës nga Qendra mediale, në këtë diskutim do të marrin pjesë Sonja Biserko, Dimitris Moschopoulos, Shkelzen Maliqi dhe Aleksandar Pavloviq.
Diskutimi do të moderohet nga Agron Bajrami.
Pas ofertës së pasuksseshme për anëtarësim të Kosovës në UNESCO, në fund të vitit 2015, Kosova dhe Serbia janë duke u përpjekur për votimin e radhës për këtë çështje, sërish sivjet.
Qëllimi i këtij diskutimi që do të mbahet në Qendrën Multimedia është të ekzaminohet kjo çështje, ashtu siç prezentohet nga Mediat dhe nga politikanët si dhe të shihet kuptimësia më e gjerë për Kosovën, Serbinë dhe trashëgiminë kulturore serbe në Kosovë. Panelistët do të diskutojnë disa çështje thelbësore dhe kornizën ligjore rreth trashëgimisë kulturore serbe në Kosovë, duke përfshi edhe planin e Marti Ahtisaari, Ligjin për Zonat e Veçanta të Mbrojtura, Prizren dhe Hoçë e Madhe.
Hyrja është e lirë.
Ky panel organizohet nga Qendra Multimedia, në bashkëpunim me Institutin për Filozofi dhe Teori Sociale të Universitetit të Beogradit, kurse mbështetet nga PERFORM, që është një project i Axhencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), implementuar nga HELVETAS Sëiss Intercooperation dheUniversiteti i Friburgut.
Qendra Multimedia mbështetet nga Zyra e Unionit Evropian në Kosovë.
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...