Çfarë është skizofrenia?

14:28 | 20 Shkurt 2017
Arbresh.info

Skizofrenia është një çrregullim serioz që prek mënyrën se si personi mendon, ndihet dhe vepron, shkruan portali arbresh.info.

Personat e prekur nga ky çrregullim mund të kenë vështirësi në dallimin mes asaj se çfarë është reale e çfarë imagjinare; mund të jenë jo reagues apo të tërhequr; si dhe mund të kenë probleme në shprehjen e emocioneve normale në situata sociale.

Shkaktari

Shkaktari i skizofrenisë është ende i paqartë. Disa teori në lidhje me shkakun e kësaj sëmundje përfshijnë: gjenetikën (trashëgimia), biologjinë (mosbalancimi në kiminë e trurit); dhe/apo infeksionet virale dhe çrregullimet imune.

Simptomat

Simptomat pozitive janë trazirat që i “shtohen” personaliteti të personit

Deluzionet – idetë e rreme

Halucinacionet – shikimi, ndjenjat, shijet, dëgjimet apo nuhatjet e diçkaje që nuk ekziston në të vërtetë.

Mendimet dhe shprehje të çrregullta.

Simptoma negative janë aftësitë që kanë “humbur” nga personaliteti i personit.

Tërheqja shoqërore

Apati ekstreme

Mungesë e dëshirës apo iniciativës

Mos reagim emocional

Tipat e skizofrenisë

  1. Skizofrenia paranoide – personi ndihet jashtëzakonisht i dyshimtë, i persekutuar, ndjenja madhështie, apo kombinim i të gjitha këtyre emocioneve.
  2. Skizofrenia e çorganizuar- personi është shpesh i palidhur në shprehje dhe mendime, por mund të mos ketë deluzione.
  3. Skizofrenia katatonike – personi është i tërhequr, nuk flet, negativ dhe shpesh merr pozita të pazakonshme të trupit.
  4. Skizofrenia skizo-afektive – individi ka simptoma të skizofrenisë dhe çrregullimit të humorit, të tillë si depresioni.

Skizofrenia deri tani nuk ka shërim, por me trajtimin e duhur shumë njerëz me këtë sëmundje mund të bëjnë jetë produktive./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme