Google ADS

Dorëhiqet gjeografi i vetëm nga Komisioni Qeveritar për Demarkacion [dokument]

14:25 | 20 Shkurt 2017
M. A.

Dorëhiqet i vetmi gjeograf që ishte anëtar i Komisionit për Demarkacionin. Fitim Humolli, i vetmi gjeograf përveç vetë kryetarit të Komisionit Qeveritar për Demarkacionin, ka dhënë dorëheqje nga ky komision.

Në dorëheqjen prej katër faqesh të cilën e ka siguruar KTV-ja, Humolli e ka cilësuar si joprofesional dhe i bërë për konsum politik.

Gjatë katër mbledhjeve të këtij komisioni, Humolli, i cili në këtë komision ishte dërguar nga Departamenti i Gjeografisë në Universitetin e Prishtinës, me ftesën e Qeverisë së Kosovës, ka qenë zëri më oponent që ka kundërshtuar përpjekjet për të përcaktuar kufirin përmes të dhënave kadastrale.

Në dorëheqjen e tij, ai ka thënë se kadastra nuk duhet të jetë kriter për definimin e kufirit shtetëror, aq më tepër që përmes këtij kriteri Kosova “humb territor të konsideruar”.

auto_11487596257

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme