Fallon: Nëse Afganistani bie, pasojat do t’i vuaj Evropa

14:42 | 20 Shkurt 2017
Arbresh.info

Sekretari i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se në Afganistan nevojiten trupa shtesë për të parandaluar “rënien” e këtij shteti.

Sir Michael Fallon i bëri këto deklarata në Konferencën e Sigurisë në Munih, transmeton arbresh.info.

“Nëse ky shtet dështon, ne do t’i vuajmë pasojat, shumë drejtpërdrejt. Ekziston mundësia se tre deri në katër milionë burra të rinj nga Afganistani të largohen nga shtëpitë e tyre dhe të nisen drejt nesh”, tha Fallon duke shtuar se nëse ndërhyrja ishte gjëja e duhur për t’u bërë atëherë nuk duhet të largohen pa e përfunduar misionin.

Ai gjithashtu tha se ata do të niseshin për në Gjermani dhe në Britani, kurse bashkë me ta do të vinte edhe rreziku nga terrorizmi.

Por Fallon nuk bëri të ditur nëse do të dërgohen trupa të tjera në këtë vend.

Momentalisht atje gjenden 500 ushtarë britanikë, gjatë kohës së luftës atje u dërguan rreth 9,500 trupa ku 456 nga ata mbetën të vdekur./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme