Google ADS

Eurozona pret të gjejë dalje nga qorrsokaku për planin për Greqinë

14:05 | 20 Shkurt 2017
Arbresh.info

Ministrat e financave të eurozonës sot do të mbajnë takim në Bruksel, në të cilin pritet të gjendet dalje nga qorrsokaku lidhur me planin për shpëtim të Greqisë, në vigjilje të disa zgjedhjeve të rëndësishme në Evropë të cilat do të mund të reflektojnë mbi problemin grek.

Negociatat midis Greqisë dhe kreditorëve të saj ndërkombëtarë – BE-ja dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) tanimë disa muaj janë në ngecje që shkakton nervozizëm në tregjet financiare.

Qeveria greke javën e kalua njoftoi se pret që në takimin e sotëm në Bruksel të arrihet “zgjidhje parimore politike” midis Athinës dhe kreditorëve, ndërsa një përfaqësues i Brukselit theksoi se në rast më të mirë mund të pritet “marrëveshje kohore”.

Megjithatë, sipas analistëve, “marrëveshja kohore” e këtillë nuk do të paraqesë dalje nga qorrsokaku në të cilin tani ndodhen negociatat, duke vlerësuar se për pagesë të transhesë së re nga ndihma e Greqisë duhet të arrihet marrëveshje e plotë dhe përfundimtare.

Në kushte të këtilla Greqia do të mund të funksionojë deri në korrik të këtij viti kur edhe arrin pagesa e borxhit prej shtatë miliardë eurosh, të cilin Qeveria në Athinë për momentin nuk i ka dhe nuk pritet që t’i sigurojë deri në fillim të verës.

Problem shtesë në gjithë rastin janë zgjedhjet parlamentare në Holandë muajin e ardhshëm, zgjedhjet presidenciale në Francë në prill dhe maj dhe zgjedhjet federale të shtatorit në Gjermani, të cilët në mënyrë plotësuese do të mund ta vështirojnë procesin e gjetjes së zgjidhjes për problemin me Greqinë.

Negociatat midis Athinës dhe kreditorëve “u bllokuan” fillimisht për shkak të vlerësimeve të ndryshme për gjendjen ekonomike të Greqisë gjatë viteve të fundit dhe rreth masave të mundshme për të ndihmuar vendin.

FMN e konteston pjesëmarrjen e saj në planin për shpëtim të Greqisë me shlyerje të borxhit grek, të cilin e konsideron si të paqëndrueshëm, si dhe me zbatimin e masave plotësuese të kursimit, të cilët do të përfshinin ulje të re të pensioneve dhe pagave të nëpunësve shtetërorë.

Gjermania nga ana tjetër, si vend udhëheqës në Eurozonë, kundërshton shlyerje plotësuese të borxhit grek, ndërsa Athina pranon shlyerje të borxheve, por refuzon masa të reja të kursimit dhe reforma në sistemin pensional dhe sektorin fiskal.

Sipas rregullave të FMN-së, Fondi nuk mund t’i japë huamarrje një vendi borxhi i të cilit është vlerësuar si i paqëndrueshëm. Megjithatë, Fondi nën presion të SHBA-së një herë bëri përjashtim nga ky rregull dhe u dakordua të marrë pjesë në pakon paraprake të programeve për ndihmë për Greqinë.

Disa media greke, konsiderojnë se marrëveshja në vigjilje të takimit ministror të Eurozonës tanimë është arritur, duke pasur parasysh se javën e kaluar drejtoresha e FMN-së, Kristin Lagard dhe kancelarja gjermane Angela Merkel dhe për zhvendosje të çështjes për lehtësim të borxhit grek për vitin e ardhshëm, gjegjësisht pas zgjedhjeve në Gjermani.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme