Google ADS

Rusia mohon pretendimet se po përgatiste grusht shtet në Mal të Zi

13:08 | 20 Shkurt 2017
Arbresh.info

Rusia i ka quajtur akuzat si absurde dhe të pabaza se “organet shtetërore ruse” janë përfshirë në një grusht shtet të mbetur në tentativë në shtetin ballkanik të Malit të Zi.

Komploti në fjalë daton në një seri arrestimesh disa orë para zgjedhjeve në tetor të vitit 2016, transmeton portali arbresh.info.

Në atë kohë, paramilitarët serbë dhe nacionalistët rusë janë fajësuar.

Por, prokurori Milivoje Katnic tani ka akuzuar një figurë ushtarake ruse si orkestrues i misionit të lartpërmendur.

Ai tha se një figurë nacionaliste serbe ishte ftuar në Moskë nga Eduard Sismakov, ish-atashe ushtarak në Poloni, me qëllim të parandalimit të Malit të Zi nga anëtarësimi në NATO.

Komplotistët e dyshuar thuhet se kanë planifikuar të vrisnin kryeministrin Milo Gjukanoviç./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme