Islamistët kërkojnë largimin e guvernatorit të krishterë

11:37 | 20 Shkurt 2017
Arbresh.info

Grupet islamike indoneziane i kanë bërë thirrje qeverisë për të pezulluar nga detyra guvernatorin e krishterë të Xhakartës për shkak të akuzave për blasfemi.

Islamistët kanë mbajtur dy marshe të mëdha që nga nëntori kundër guvernatorit të kryeqytetit, Basuki Tjahaja Purnama, i cili është në gjykim për fyerje të Kuranit, ndërsa shpreson se do të fitojë mandatin e dytë, transmeton portali arbresh.info.

“Kërkesat tona në parlament janë se ato që i bëjnë thirrje qeverisë që të pezullojë Purnama … dhe i bën thirrje Gjykatës së Lartë dhe gjyqtarëve për ta kapur atë dhe të imponojë dënimin maksimal”, ka thënë Muhammad al Khaththath nga Forumi i Popullit Islamik.

Forumi është një nga grupet e organizimit të tubimit të së martës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme