Në Chicago është protestuar me rastin e njëmujorit të marrjes së detyrës nga presidenti amerikan Donald Trump.
Në protestën e cila ka nisur para Trump Tower në qendër të qytetit kanë marrë pjesë mijëra persona nga grupe të ndryshme.
Në protestë krahas portretit të gruas së mbuluar me flamurin amerikan që është bërë edhe simbol i protestave të zhvilluara në kohët e fundit në SHBA, janë mbajtur edhe pankarta me mbishkrimet “Trump nuk është presidenti im”, “Trump do të mbesë poshtë murit që dëshiron të ndërtojë”, “Mirë se erdhët emigrantë dhe myslimanë”.
Gjithashtu gjatë protestës e cila ka vazhduar me marshime nëpër bulevardet e Çikagos janë hedhur edhe sloganet “Ne nuk kemi nevojë për të, Trump duhet të ikë”, “Nuk ka as urrejtje as frikë, mirë se erdhët emigrantë”, “Edhe jeta e migrantëve dhe e njerëzve me ngjyrë është e rëndësishme”, “Jo Trumpit, Klanit Ku Klux dhe racizmit në SHBA”.
Protesta e zhvilluar nën masa të larta të sigurisë ka përfunduar pa incidente.
Vendosen postera provokues për Policinë e Kosovës dhe Vetëve...
Nënshkruhen dy marrëveshje të grantit për energji efiçiente ...
Përfaqësuesi i Policisë së Kosovës merr pjesë në garat evrop...
Shqipëri/ Dhuna para Kuvendit, nën hetim 7 deputetë demokrat...
Rreziku nga përmbytjet në Shkodër, mblidhet Komisioni i Mbro...
Suhareka do bëhet me stadium të ri, komuna ndanë 13 hektarë ...