Euro-deputetja Tanja Fajon ka uruar Kosovën me rastin e nëntë vjetorit të Pavarësisë, dhe ka thënë se ka pasur progres në vitet e fundit, ku i ka vënë theks marrëveshjes për Stabilizim-Asociim që e ka quajtur arritje të rëndësishme.
Gjithashtu Fajon ka thënë se është arritur përparim në luftën kundër korrupsionit, por u ka thënë parlamentarëve që të mos i mbajnë qytetarët pengje të interesave të tyre, shkruan portali arbresh.info.
“Është shumë e rëndësishme përfundimin e procesit të liberalizimit të vizave dhe Kosova ka bërë një progres në luftën kundër korrupsionit”.
“Ratifikimi i Demarkacionit është kusht për liberalizimin e vizave, mos i mbani qytetarët peng të interesave partiake”, theksoi Fajon.
Euro-deputetja e pranishme në Samitin dy-ditor të Komisioneve për Punë të Jashtme ka kërkuar që të jenë të bashkuar, sepse kështu ‘jemi me të fuqishëm dhe stabil’.
Fajon i ka vënë theks edhe nacionalizimit në rritje në mesin e të rinjve, ku tha se është një gjë e rrezikshme.
Nga ana tjetër, eurodeputetja në fjalën e saj në Samitin e komisioneve për Punë të Jashtme që po mbahet në Prishtinë, tha se Kosova dhe Serbia duhet ta vazhdojnë dialogun edhe më tutje.
Tanja Fajon momentet që po i kalon Bashkimi Evropian i ka quajtur si kohë të sfidave të mëdha.
“Jemi duke kaluar nga një krizë në një krizë tjetër. Në këtë situatë kemi shumë sfida dhe ne duhet të jemi më të fuqishëm se më parë. Asnjë vend në BE nuk mund të ballafaqohet me këto sfida vetëm. Për zgjerimin e BE-së na nevojitet ndihma e njëri tjetrit”, ka thënë Fajon./Arbresh.info
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...