Nis votimi për president të AKR-së

09:24 | 20 Shkurt 2017
Arbresh.info

Aleanca Kosova e Re ka nisur votimin për president të partisë, raporton portali arbresh.info.

Votimi ka nisur në degën e dytë në Prishtinë, ku ka votuar kryetarja e Forumit të Gruas, Mirlinda Gashi.

Këtë herë AKR ka zgjedhur një metodë të re për votimin e presidentit, një votë nga secili anëtar.

Votimi është i hapur nga ora 07:00 deri në orën 19:00.

Kandidati i vetëm për kryetar të Aleancës Kosova e Re është z. Behgjet Pacolli./Arbresh.info

16810868_1413958811950064_54559149_o 16880240_1413958815283397_702219062_o 16880337_1413958808616731_952486364_o

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme