Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli nis sot një vizitë dyditore në Shqipëri. Siç njoftohet nga zyra për media e Kuvendit të Kosovës, gjatë vizitës kryeparlamentari Veseli do të pritet në takime të veçanta nga udhëheqësit më të lartë të institucioneve shtetërore, presidenti Bujar Nishani, kryeparlamentari Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama.
“Gjatë qëndrimit në Tiranë, kryeparlamentari Veseli do të takohet edhe me kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj”, thuhet në komunikatë.
12 orë më parë Veseli vizitë zyrtare në Shqipëri Në komunikatën e zyrës për media, thuhet se Veseli do të ketë takime edhe me kryetarin e PDIU-së, Shpëtim Idrizi, si dhe drejtues të partive opozitare, Lulzim Basha dhe Fatmir Mediu.
Temë diskutimi në këto takime do të jenë marrëdhëniet midis Kosovës dhe Shqipërisë dhe mundësitë e rritjes së bashkëpunimit në të gjitha sferat, me interes reciprok.
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë
Alisson zbulon klubin ku dëshiron të transferohet pasi të la...
Hoti: Serbia nuk dëshiron zbatimin e deklaratës për të zhduk...
Haradinaj beson në lirimin e bashkëluftëtarëve që po gjykohe...
Një bullgar i akuzuar për spiunazh për Rusinë “kishte diskut...