Referendumi i ardhshëm kushtetues më 16 prill “do të jetë një rilindje” e Turqisë, ka thënë presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.
Duke folur në një ceremoni të hapjes për projektet e infrastrukturës në provincën juglindore Gaziantep, Erdogan tha se ndryshimet e reja do të bëjnë demokracinë turke më të mirë dhe më të fortë, transmeton portali arbresh.info.
“16 prilli do të jetë një rilindje. Shpresoj që kjo do të jetë një rilindje e re, dhe do të jetë një shenjë e ringjalljes. Ne do ta pranojmë rezultatin dhe do të ishte e turpshme për ata të cilët nuk ju besojnë dhe nuk kanë besim tek ju”, ka thënë ai.
Reformat kushtetuese janë duke u diskutuar që kur Erdogan është zgjedhur president në gusht të vitit 2014./Arbresh.info
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...