A e keni ditur se truri i fëmijëve absorbon më shumë rrezatim se sa truri i një të rrituri?
Dr. Martin Blank nga Departamenti i Psikologjisë në Universitetin e Kolumbisë, i ka bashkuar një grup shkencëtarësh nga e gjithë bota të cilët janë duke bërë apel ndërkombëtar tek Kombet e Bashkuara për rreziqet e lidhura me përdorimin e pajisjeve të ndryshme që emetojnë valë elektromagnetike, të tilla si celularët dhe Wi-Fi.
Më poshtë mund ta shihni një video të tij duke shpjeguar për rreziqet e ndryshme që lidhen me këto pajisje.
Shumë studime të ndryshme kanë treguar se rrezatimi nga celularët mund të shkaktojë kancer. Madje, në vitin 2011 këto valë janë klasifikuar si kancerogjene, transmeton Gazeta Express.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka pranuar se rrezatimi nga celularët mund të shkaktojë kancer. Ky qëndrim erdhi pas një vendimi të përbashkët të një ekipi prej 31 shkencëtarëve, nga 14 vende të ndryshme të botës.
Duke e ditur se truri i fëmijëve absorbon më shumë rrezatim se sa i të rriturve, ekspertët e ndryshëm të shëndetit sugjerojnë që t’i mbani ata larg celularëve, iPad-ve dhe pajisjeve të tjera elektronike që kanë Wi-Fi.
Ekspertët thonë se fëmijët nuk duhet të përdorin celular ose ndonjë pajisje tjetër që ka wireless. Kështu ata thonë që as ju të mos e mbani celularin tuaj afër tyre, duke e fikur atë më shpesh në prani të fëmijëve.
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë