Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi të dielën se “vetëm me qeveri teknike mund të arrihet qëllimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme”.
Ndërkohë para protestuesve në shesh, Basha deklaroi edhe njëherë se “ne kemi vetëm një kusht dhe vetëm një, zgjedhje të lira e të ndershme”. “Pa zgjedhje të lira e të ndershme ne nuk lëvizim nga këtu pa arritur qëllimin tonë dhe qëllimi jonë arrihet vetëm me largimin e Ramës”, tha Basha.
Basha nënvizoi se i vetmi kusht që ka opozita për të arritur qëllimin e madh të demokracisë, janë zgjedhjet e lira e të ndershme.
Më herët, Partia Demokratike mblodhi kryesinë e saj për të vendosur mbi ecurinë e protestës. Burime të medias bëjnë të ditur se “është rënë dakord për vazhdimin e protestës deri në realizimin e kushteve të opozitës”. Gjithashtu, mediat bëjnë të ditur se është diskutuar edhe për bojkotimin e Kuvendit nga ana e opozitës.
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...