Ndryshimi i motit i përcjell përmes ndryshimeve drastike të temperaturave shkakton probleme shëndetësore te një pjesë e qytetarëve në Maqedoni, sqarojnë mjekët, sipas të cilëve më të ndjeshëm ndaj këtyre ndryshimeve janë personat me sëmundje kronike të cilët në të shumtën e rasteve ndihmë kërkojnë përmes shërbimit “Alo doktor” ku 24 orë mund të marrin këshilla nga mjeku kujdestarë.
“Tek personat me sëmundje kronike vjen deri tek përkeqësimi i gjendjes shëndetësore. Te disa prej tyre me intensitet më të vogël, por te disa të tjerë me intensitet më të madh. Vjen deri te rritja e nivelit të sheqerit, shkaktohen kriza hipertenzive, probleme kardiovaskulare, vështirësi reumatike e kështu me radhë. Do të thotë se ndryshimet e kohës ndikojnë shumë edhe tek të shëndoshët, por sidomos tek personat me sëmundje kronike”, deklaroi DrVoisllav Ognjanovski, epidemiolog.
Ndërkohë nga Drejtoria e punëve hidrometeorologjike për javën që vjen paralajmërojnë mot me diell dhe me temperatura më të larta.
“Deri në mbarim të javës së ardhshme pritet të ketë mot me diell me vranësira të vogla lokale dhe erë të lehtë mesatare kryesisht nga drejtimi i perëndimit. Temperatura më të ulëta të mëngjesit priten ditën e martë prej minus 6 deri në 2 gradë, ndërsa më pas temperaturat do të jenë në rritje. Gjithashtu, nën ndikimin e valës së ngrohtë në rritje do të jenë edhe temperaturat e ditës”, u shpreh Vana Petroviq, sinoptikane.
Sinoptikët thonë se të reshurat që sot e kapluan vendin do të përfundojnë gjatë orëve të natës, ndërsa moti gjatë javës së ardhshme do të jetë me diell dhe temperatura të cilat ka fundi i javës do të arrijnë deri më 18 gradë.
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...