Presidenti 93 vjeçar i Zimbabvesë do të kandidojë edhe për një mandat

15:23 | 19 Shkurt 2017
Arbresh.info

Presidenti i Zimbabvesë, Mugabe, tha se partia e tij Zanu-PF dëshiron që ai të kandidojë për zgjedhjet presidenciale të vitit 2018.

“Ata dëshirojnë që unë të kandidojë në zgjedhje, e tërë partia e dëshiron këtë”, tha ai për mediat, transmeton arbresh.info.

“Shumica e popullsisë mendojnë se nuk ka zëvendësim për mua, dhe askush nuk është më i denjë se unë për këtë punë”, shtoi Mugabe.

Deklaratat e tij vijnë pas atyre të gruas së tij e cila tha se “ai do të kontestonte zgjedhjet edhe po të ishte i vdekur”.

Mugabe është në pushtet që nga viti 1980, ndërsa në dhjetor të viti të kaluar partia e tij konfirmoi pjesëmarrjen e tij në garën për president që do të mbahet në vitin 2018, vit ky ku Mugabe do të mbushë 94 vjet./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme