Këshilltari i Kryeministrit Mustafa, Bajram Gecaj ka thënë se dhuna e shkaktuar nga opozita dhe dhuna e paralajmëruar për ditët në vazhdim hyn në strategjinë të Rusisë. Ai ka bërë thirrje të mos lejohet që opozita kosovare të shndërrohet në mjet i Rusisë.
“Dhuna e përdorur këto dy vitet e fundit tek ne, dhe tanimë e paralajmëruar edhe për ditët në vijim, i hyn më së miri në punë mu kësaj strategjie destabilizuese ruse në rajon”, ka shkruar Gecaj, duke publikuar shkrimin e “The Telegraph”, ku shkruhet për skenarin e dështuar të Rusisë për të vrarë Milo Gjukanovicin dhe penguar Malin e Zi për të hyrë në NATO.
Reagimi i plotë i Gecajt:
MOS TË LEJOJMË QË OPOZITARIZMI TË NA SHNDËRROI NË MJETE RUSE
Në konstelacionet e reja dhe mjaft të komplikuar të gërshetimeve të interesave globale, Kosova duhet me çdo kusht mos të çaloi dhe mos të ketë çfarëdo hezitimesh, por të eci sigurt rrugës tanimë të trasuar mirë drejt integrimeve evro-atlantike.
Involvimi (infiltrimi) i Rusisë në këtë rajon, si në Malin e Zi, Bosnje e Hercegovinë, por edhe në vendet tjera përreth, nuk është një sihariq i mirë por është sinjal i qartë dhe mjaft serioz, dhe një alarm se në çështjet e interesit nacional duhet të jemi më të kujdesshëm se kurrë më parë.
Nuk guxojmë assesi të luajmë lojën e “dreqit” dhe ma apo pa vetëdije të përmbysim gjithë atë të cilën e kemi arritur deri më tani me aq shumë mund, djersë e gjak.
Dhuna e përdorur këto dy vitet e fundit tek ne, dhe tanimë e paralajmëruar edhe për ditët në vijim, i hyn më së miri në punë mu kësaj strategjie destabilizuese ruse në rajon.
Në fund të fundit, nuk do të jetë aspak e rëndësishme nëse Rusia në Kosove vërtetë të ketë përdorur një qasje më të butë të involvimit, krahasuar me sulmin agresiv në Malin e Zi. Nuk do të jetë gjithashtu fare e rëndësishme nëse për këtë dikush tek ne të jetë paguar të destabilizoi, apo pa qellim të jetë shndërruar në mjet të politikave hegjemoniste anti-kosovare.
E rëndësishme do të jetë mos të lejojmë assesi të hyjmë në vorbullën e “dreqit”! Prandaj, populli i Kosovës nuk guxon të bie pre e askujt që me apo pa qëllim të na orientoi drejt rrënimit dhe vetëshkatërrimit.
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...