Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur një delegacion të kongresistëve amerikanë të administratës së re të presidentit Donald Trump, Peter Roskam dhe David Price, të cilët thanë se duan një Kosovë ku janë të përfshira të gjitha palët qeverisëse.
Kadri Veseli, pas takimit tha se vizita e kongresistëve amerikanë konfirmon edhe njëherë përkrahjen e fuqishme nga SHBA për Kosovën edhe nga administrata e re e udhëhequr nga Trump.
“Sa herë kongresistët amerikanë kanë ardhur në Kosovë, e kanë përçuar vetëm mesazhin e lirisë dhe mesazhin e demokracisë, të cilat sot i kemi në Kosovë duke iu falënderuar pikërisht njerëzve nga ky kongres, njerëzve të tillë. Ne do të vazhdojmë në rrethana të reja këtë partneritet, i cili për Kosovën është shumë i veçantë, partneritet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ta zhvilluar shtetin tonë, demokracinë e vendit tonë, institucionet demokratike dhe në të njëjtën kohë për të ecur në një partneritet të përbashkët dhe të përjetshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si Republikë e Kosovës”, ka thënë Veseli.
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...
Fjalim prekës nga gjyshit i 14-vjeçarit të vrarë: S’dua t’i ...
Klinika e Urologjisë në QKUK rikthen shërbimin ESWL për traj...
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...