Google ADS

Rrugët nacionale dhe rajonale në vend, të hapura për qarkullim

09:38 | 19 Shkurt 2017
Arbresh.info

Ministria e Infrastrukturës përmes një njoftimi për media tregon se me gjithë reshjet e vazhdueshme të borës, rrugët në vend vazhdojnë të jenë të hapura për qarkullim.

“Bazuar në të dhënat e mbledhura nga menaxherët rajonalë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe ekipeve tjera mbështetëse nga terreni, me gjithë reshjet e vazhdueshme të borës, rrugët në vend vazhdojnë të jenë të hapura për qarkullim”.

“Ekipet mbështetëse të MI-së dhe kompanitë e kontraktuara nga MI po punojnë në mirëmbajtjen dhe pastrimin e rrugëve, ndërsa menaxherët rajonalë po e monitorojnë gjendjen e tyre,”, thuhet në njoftimin e MI-së.

Gjithashtu në njoftim thuhet se MI është duke bashkëpunuar me Policinë e Kosovës, si dhe me ekipet lokale nëpër komunat e Kosovës, për të mundësuar qarkullimin pa probleme.

“Ministria e Infrastrukturës i këshillon të gjithë qytetarët e Kosovës që të kenë kujdes maksimal në komunikacion, të respektojnë Ligjin dhe të jenë të kompletuar me pajisjet dimërore gjatë udhëtimit.”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme