Nëntë vjet pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës disa prej deputetëve, të cilët ishin pjesë e legjislaturës kur Kosova u shpall shtet i pavarur dhe sovran, vlerësojnë se vendi nuk është zhvilluar sa duhet.
Ata të cilët hodhën nënshkrimin në Deklaratën e Pavarësisë konsiderojnë se Kosova ka ndryshuar për të mirë, ka themeluar institucionet shtetërore, por nuk ka ndryshuar aq sa do të duhej përgjatë gati një dekade.
Jakup Krasniqi, Nait Hasani, Besa Gaxherri, Ardian Gjini, Myzejene Selmani e Rasim Selmanaj janë disa prej protagonistëve të datës 17 shkurt 2008, të cilët pohojnë se pritjet në atë kohë kishin qenë më të mëdha dhe se pas një dekade do të kishte një Kosovë shumë herë më të zhvilluar se ç’është sot.
Jakup Krasniqi, ish-kryeparlamentar në kohën e shpalljes së Pavarësisë, tashmë kryetar i Këshillit Kombëtar të partisë opozitare “Nisma për Kosovën”, ka vlerësuar se Kosova ka ndërtuar institucionet e shtetit, mirëpo ato nuk janë duke funksionuar sipas ligjit.
“Çlirimi i Kosovës dhe akti i pavarësisë janë kurorëzim i aspiratës sonë shekullore. Kosova gjatë këtyre viteve ka ndryshime në disa fusha si: në ndërtimin e institucioneve, në miratimin e kushtetutës e ligjeve, në infrastrukturën rrugore e arsimore. I ndërtuam institucionet e shtetit, por ato nuk po funksionojnë mbi bazën e ligjeve, nuk po funksionojnë për t’u shërbyer qytetarëve, por funksionarëve të lartë të shtetit”, ka deklaruar Krasniqi për “Zërin”.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën