Real Madrid shkruan historinë

21:45 | 18 Shkurt 2017
Arbresh Info

Skuadra e Zinedine Zidanes ka thyer rekord pas dy golave të shënuara ndaj Espanyolit këtë të shtunë.

Real Madridi ka thyer rekord me golat e shënuara, Alvaro Morata (33′) dhe Gareth Bale (83), në takimin e xhiros së 23 në La Liga, shkruan portali arbresh.info.

Lexo më shumë: Diçka e pabesueshme ndodhi në ndeshjen e fundit të Realit (Video)

Gjiganti spanjoll ka arritur të shënojë radhazi në 42 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionit, gjë që ka ndodhur për herë të parë në historinë e tyre.

Real Madridi aktualisht qëndron në pozitën e parë në La Liga me 52 pikë, katër më shumë se Barcelona në pozitën e dytë./arbresh.info

Të ngjashme