Flet ish-ndërmjetësuesi i bisedimeve në Bruksel, Robert Cooper. Katër vite pas arritjes së marrëveshjeve, nuk po arrihet zbatimi i tyre në terren. Njohja e Kosovës varet nga serbët, për Bashkimin Europian me rëndësi është të themelohen marrëdhënie cilësore midis Prishtinës dhe Beogradit.
Robert Cooper një diplomat i pensionuar britanik, i cili kishte ndërmjetësuar dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel në kohën e Përfaqësueses së Lartë të BE’së Catherine Ashton, mendon se varet nga vetë serbët çështja e njohjes së Kosovës.
Sipas tij, serbët dhe shqiptarët kanë përfituar nga dialogu, megjithatë kritikon zbatimin e marrëveshjeve në terren. Sa i përket veriut të Kosovës, ai vlerëson se serbët atje kanë kompetenca të gjera dhe të mjaftueshme për t’u ndier të sigurtë dhe për të funksionuar mirë si komunitet.
“Çështja e njohjes së Pavarësisë së Kosovës është diçka që duhet të vendosin vetë serbët. Unë nuk jam në krye të BE’së, dhe unë nuk mundem të gjykoj, por me rëndësi është që marrëdhëniet midis Prishtinës dhe Beogradit të jenë cilësore dhe funksionale”, ka thënë Cooper.
Ai për veriun e Kosovës, mendon se është pjesë e rëndësishme e marrëveshjes që parashikon kompetencat shtesë për serbët, transmeton gazetametro.net.
“Kjo vlen sa i përket emërimeve në gjyqësorin, policinë e tjerë për të siguruar që në rastet kur persona të nacionalitetit serb ndjeken nga sistemi i drejtësisë të gjykohen profesionalisht nga vetë serbët. Kjo është kompetencë e rëndësishme, për komunitetin serb atje”, thotë Cooper.
Ish-diplomati britanik me detyra në BE më tej vlerëson se Qeveria e Serbisë, e udhëhequr nga Aleksandar Vucic, ka arritur më shumë se ajo e kaluara e Boris Tadic.
“Kjo mund të tingëllojë ashpër, por administrata e presidentit Tadiç ka qenë gjithmonë shumë e vështirë për të negociuar. Tadiç ishte në dijeni se ai kishte armiq në mes të djathtëve në mesin e nacionalistëve, dhe gjithmonë ka qenë i frikësuar se ata sulmojnë atë për çdo lëvizje, sa i përket vendimeve për Kosovën. Prandaj, në një mënyrë, një koalicion i Vuçiç dhe Daçiç ishte partner më ideal për negociata, dhe arritje të suksesit në dialog”, vlerëson diplomati i pensionuar Cooper.
Me këtë, britaniku bënë me dije edhe një fakt që ‘Diplomacia Europiane’ preferon një koalicion Vucic-Dacic në Serbi, në zgjedhjet e ardhshme në prill, se sa një konglomerat të opozitës, i cili predikon se është pro-perendimor dhe pro-integrimit të Serbisë në BE.
Cooper, poashtu bën të nënkuptohet se stabiliteti dhe fuqia politike është e rëndësishme në zbatimin e marrëveshjeve, dhe vlerësohet në Bruksel më shumë se retorika, si për Prishtinën ashtu edhe për Beogradin.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...