22 vjeçari vret veten në burgun 302 në Tiranë

20:03 | 18 Shkurt 2017
Arbresh.info

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në burgun 302 në Tiranë.

Mësohet se Napolon Luca, 22 vjeç ka vrarë veten duke u vetëvarur me çarçaf.

Në momentin e ngjarjes ai ka qenë vetëm në dhomë.

I riu është nga Dibra dhe për shkak se ka qenë konfliktual si tip, ishte lënë vetëm në dhomë.

Ai ishte arrestuar në 7 shkurt 2017 bashkë me 3 vëllezërit e tij, por këta i ka liruar gjykata.

Ai u prangos për kanosje dhe plagosje e lehtë me dashje.

Mësohet se frymën e fundit ai e la në QSUT, pasi u gjet nga gardianët dhe u dërgua me urgjencë në spital.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme