Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se Serbia nuk mund të paditet për gjenocid, sepse nuk ka bazë për këtë.
Deri sa anëtari boshnjak i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq ka theksuar se duhet të rishikohet padia ndaj Serbisë, për Daçiqin kjo është një provokim i radhës.
Shefi i diplomacisë serbe është shprehur se Izetbegoviq nuk e përfaqëson Bosnjën, përcjell Indeksonline.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në vitin 2007 e ka shfajësuar qeverinë në Beograd rreth përgjegjësisë për vrasjen, përdhunimin dhe spastrimin etnik në Bosnje gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë në vitet e ’90-ta, shkruan rel. Në vendim megjithatë thuhej se Beogradi nuk ka arritur të parandalojë gjenocidin e kryer në masakrimin e vitit 1995 në Srebrenicë ku 8 mijë burra dhe djem janë vrarë nga forcat serbe të Bosnjes.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...