Google ADS

Automjetet e huaja s’do të kalojnë më pa paguar në autostradat dhe urat e Turqisë

16:01 | 18 Shkurt 2017
Arbresh.info

Deri më tani automjetet me targa të huaja nuk kanë paguar gjatë kalimit në autostradat dhe urat në Turqi, por këtej e tutje ato duhet të paguajnë, dhe nuk do të lejohet të dalin nga Turqia pa paguar tarifat dhe gjobat administrative.

Ministri i Transportit, Detarisë dhe Komunikacionit, Ahmet Arslan tha se automjetet (me targë të huaj) që nuk kanë bërë pagesat e duhura dhe nuk kanë shlyer gjobat nuk do të lejohet të dalin nga Turqia.

Ministri i Transportit, Detarisë dhe Komunikacionit, Ahmet Arslan tha se automjetet me targë të huaj, pavarësisht se drejtuesi i tyre është shtetas turk apo jo, në rast se do të kalojnë në një rrugë me pagesë do të paguajnë sipas tarifës së caktuar.

Ministri Arslan tha se automjetet që nuk kanë bërë pagesat dhe shlyer gjobat nuk do të lejohet të largohen nga Turqia.

Shoferi i automjetit me targë të huaj duhet të jetë i abonuar në njërin prej sistemeve që grumbullojnë pagesat gjatë kalimit (automatik në autostrada) dhe të disponojë një etiketë (që lexohet automatikisht nga sistemi), e cila duhet të në gjendje të përdorshme dhe me mbushje të mjaftueshme (me para), sqaroi Ahmet Arslan, duke shtuar se drejtuesi i automjetit është përgjegjës gjithashtu që kjo etiketë të jetë në gjendje të mirë fizike dhe funksionale, dhe që targa të jetë përherë e pastër dhe e lexueshme (nga kamerat).

Arslan tha se, Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve Tokësore për automjetet me targa të huaja, të cilat janë identifikuar për kalim jo të rregullt, përveç tarifës së zakonshme do të vendosë ndaj tyre edhe gjoba administrative në shumën sa 10-fishi i tarifës së caktuar për aksin që ka përshkuar mjeti në fjalë (në hyrje-dalje). Ndaj atyre që e paguajnë tarifën brenda 15 ditëve nga data që është bërë kalimi i jashtëligjshëm nuk do të zbatohet dënimi me gjobë administrative, u shpreh Arslan.

Ministri i Transportit ka deklaruar se automjetet me targa të huaja deri më tani autostradat dhe urat në Turqi i kanë përdorur pa pagesë, dhe kjo i ka shkaktuar një dëm serioz ekonomisë së vendit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme