Google ADS

United përgatitet për të shitur Wayne Rooneyn

15:33 | 18 Shkurt 2017
Arbresh Info

Kapiteni i Manchester United, Wayne Rooney mund të largohet nga klubi për tu transferuar në Super Ligën e Kinës para përfundimit të këtij muaji.

Sipas raporteve nga mediat angleze, e ardhmja e golashënuesit më të mirë të “Djajve të Kuq” është nën shqyrtim që një kohë të gjatë dhe United mund të pranoj një shumë madhështore nëse ndonjë skuadër nga Kina shtron ofertë para përfundimit të afatit kalimtar më 28 shkurt, transmeton portali arbresh.info.

Rooney ka edhe 18 muaj në kontratën e tij aktuale me gjigantin anglez, që i siguron atij 300 mijë funte në javë.

Sulmuesi nuk ka qenë startues në asnjë ndeshje në Premierë Ligë për skuadrën e Jose Mourinhos që nga muaji dhjetor./arbresh.info

Të ngjashme