Rreth një javë më parë u zbulua se ylli i muzikës Elvana Gjata i ka shitur të gjitha aksionet e saj në biznesin me fustane nusërie “Altar”.
Nuk dihen ende arsyet se pse këngëtarja hoqi dorë nga ky biznes që e promovoi aq shumë. Në fakt Elvana së fundmi ka vendosur një lloj distance me Shqipërinë dhe flitet se është në përpjekje për të depërtuar në muzikën botërore.
Po në dorën e kujt mbeti dyqani i famshëm. Pronarja e re nuk është një personazh anonim. Sidomos dy ditët e fundit ajo u bë e njohur si nusja e një ceremonie madhështore, ndër më të bukurat që janë realizuar në Shqipëri.
Siç ju njoftuam dy ditë më parë, Drilona Boçi dhe bashkëshorti i saj Kristian Boçi kanë festuar përvjetorin e 10-të të martesës në një dasmë madhështore që i bëri pothuajse të gjithë të flasin për të. Madje edhe vetë organizatorja e kësaj dasme, Alketa Vejsiu e kosnideroi si një nga gjërat më spektakolare të realizuara ndonjëherë në Shqipëri.
30 mijë lule të freskëta natyrale më të cilat u dekorua ambienti deri në detajin më të vogël. Pjata argjendi, qëndisma të shtypura me lazer, pafundësi lulesh, efekte skenike të pafundme, fotografë, orkestra speciale, ndriçimi, fustani super i shtrenjtë i nuses, Ekrani Led 300 metra katrorë, regjia 3D por edhe shuma marramendëse e parave të shpenzuara e bënë këtë dasmë spektakolare. Drilona është pronarja e re e “Altar”. “Panorama” ka zbuluar se ajo ka blerë dyqanin e fustaneve të Elvana Gjatës, që e kishte në bashkëpunim me stilistin nga Kosova, Valdrin Sahi
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...