Google ADS

Sporting 1:4 Atletico, notat e lojtarëve (Foto)

15:07 | 18 Shkurt 2017
Arbresh Info

Sporting Gijoni është mposhtur me rezultat të thellë nga Atletico Madridi në takimin e xhiros së 23 në La Liga.

Skuadra e Diego Simeones ka fituar me rezultat 1 me 4 si mysafirë në stadiumin “El Minon” pas hat-tricut të shënuar nga Kevin Gameiro, i cili është lojtari me notën më të lartë (9.2), shkruan portali arbresh.info.

Lexo më shumë: Gameiro shkatërron për 5 minuta Gijonin, fitore e thellë nga Atletico (Video)

Paraqitje të mirë ka shfaqur edhe superylli Antoien Griezmann që është vlerësuar me notën 8.7.

Ndërsa lojtari me notën më të dobët është mbrojtësi i Sporting Gijonit, Canella, që është vlerësuar me notën 5.3./arbresh.info

Sporting 1:4 Atletico, notat e lojtarëve (Foto)
Sporting 1:4 Atletico, notat e lojtarëve (Foto)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme