Hahn i drejtohet Kryeministrit Rama

14:29 | 18 Shkurt 2017
Arbresh.info

Komisionieri Johanes Hahn është surprizuar nga kërkesat e dy ministrave për bordin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit të cilët pretendojnë se ky bord është antikushtetues. Përgjigjen kundërshtuese ia dërgon me letër kryeministrit Rama.

Letrave të dy ministrave atij të drejtësisë Petrit Vasili dhe minsitres së integrimit Klajda Gjosha, ka vendosur tu japë përgjigje, por jo atyre drejtëpërdrejtë por shefit të kabinetit qeveritar kryeministrit Rama.

“Duke qenë se procesi që çoi në vendosjen e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit u koordinua ngushtësisht me Qeverinë e Shqipërisë, u surprizova nga kërkesat. Prandaj dua t’ju rikujtoj elementët kyç të shkëmbimeve të mëparshme mes shërbimeve të Komisionit Europian dhe zyrave tuaja”.
Komisioneri Johannes Hahn pasi rendit kërkesat dhe përgjgjet zyrtare midis dy insitucioneve, sqaron rolin që ka bordi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit I cili filloi pas ftesës së qeverisë së shqipërisë.

“Vendosja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit parashikohet në Artikullin B të Aneksit të Kushtetutës së Shqipërisë, siç është amenduar në Korrik 2016, që siguron skemën për të ashtuquajturin “Vlerësim Tranzicional të Kualifikimit” dhe disiplinohet më tej në legjislacionin dytësor përkatës mbi “Rivlerësimin Tranzicional të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Kushtetuta e Shqipërisë qartësisht përcakton se ONM pritet të “mbështesë procesin e rivlerësimit duke monitoruar dhe mbikëqyrur të gjithë procesin e rivlerësimit” dhe “duhet të udhëhiqet nga Komisioni Europian”. Në fakt, një Drejtor nga Komisioni Europian po udhëheq bordin”.
Më herët dy ministrat Vasili dhe gjosha në letrat e tyre drejtuar edhe komisionerit Johanes Hhahn kanë theksuar se bordi I Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit nuk parashikohet në Kushtetutë.

vlcsnap-00013_19

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme