Ish-gazetari Muhamed Zeqiri i ka donuar 180.000 denarë LSDM-së për kampanjë parazgjedhore, menjëherë pas punësimit në parti, dhe pasi u bë një politikan Zeqiri deklaron në listën anketuese, duke rinovuar, blerjen e një furistrade dhe blerjen e nj banese, thonë nga VMRO-DPMNE-ja.
“Gjithë këtë, Zeqiri e arriti me një pagë prej 500 euro të cila Zaevi ia dha të mos mbetur pa asnjë qindarkë në rrugë, për të cilën gjë u vetlavdërua publikisht krimineli i abolicionuar.
Peter Shilegov donoi tre herë më pak se Zeqiri për LSDM-së, por ai arriti që të kursejë më shumë dhe për dy vjet lufte me regjimin fitoi tre banesa të reja. Ndërkohë akoma hesht dhe nuk tregon se ai na është një “Radmilla Sheqerinska” i ri, ecila vetes ia jep me qira banesën për 5.000 euro, thuhet në deklaratën e kësaj partie.
Më tej thuhet së studentja e papunë Ivana Tufekxhiq donoi 118,000 denarë për LSDM-së, dhe paratë në vlerë prej 40 bursa studentore kjo studente e papunë nuk i ka donuar të lëvizjet studentore dhe organizatat, por te krimineli i abolicionuar, Zoran Zaev.
“Populli më 11 dhjetor tregoi se nuk do që të udhëhiqet nga kriminelët. Për shkak se gati gjysmë milioni maqedonasit i thanë jo LSDM dhe skenareve kriminale dhe destruktive. Zoran Zaev do të japë llogari për shoqatën t tij kriminale të cilën e themeloi me qëllim pët ta gjunjëzuar Maqedoninë, thuhet në deklaratën për media të lëshuar nga VMRO-DPMNE-ja.
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...