Google ADS

Zbulohen fotot e shtatzënisë së Marilyn Monroe me një tjetër mashkull (Foto)

12:34 | 18 Shkurt 2017
Arbresh.info

Janë zbuluar disa fotografi, në të cilat pretendohet se Marilyn Monroe ka qenë shtatzënë.

Këto fotografi janë shitur në një ankand në Hollywood vitin e kaluar dhe janë zbuluar në arkivat e mikes të saj Frieda Hull.

Madje këto fotografi janë cilësuar si një sekret midis dy mikeshave.

Daily Mail ka zbuluar se Marilyn nuk ka qenë shtatzënë me bashkëshortin e saj Arthur Miller, por me aktorin Yves Montand, të cilin e ka takuar në setin e filmit “Le make love”.

Monroe e ka mbajtur sekret shtatzëninë e saj deri ditën që ka dështuar fëmijën.

Në anën tjetër, Frieda Hull ka qenë shumë krenare që këto foto i përkisnin vetëm asaj dhe madje i ka treguar komshiut (i cili nxori fotot pas vdekjes së Frieda-s në aksident) edhe historinë e shtatzënisë së saj.

Monroe ka dështuar 3 herë dhe ka pasur gjithmonë dëshirë të kishte një fëmijë, kështu që këto foto janë cilësuar si fotot më të ëmbla për të.

Gjatë periudhës së dështimeve aktorja ka kaluar një gjendje shumë të keqe e cila i shkaktoi probleme edhe me ciklin menstrual.

Marilyn dhe Yves takoheshin fshehur për shkak të famës që ajo kishte, madje përdornin dhe një kod “Mazzi”. Ajo ngeli shtatzënë teksa të dy kishin shkuar për disa ditë pushimesh, për patinazh.

Për dashurinë e tyre kanë qenë në dijeni Muller dhe bashkëshortja e aktorit.

Ndërkohë që Muller i kërkonte Yves të qëndronte larg Marilyn, bashkëshortja e tij ka thënë: “Në qoftë se Monroe ka rënë në dashuri me burrin tim ajo ka një shije shumë të mirë, sepse edhe unë jam e dashuruar me të”.

Këtë histori, shoqja e aktores e ruante me shumë fanatizëm dhe ia ka treguar vetëm komshiut të saj, i cili më pas shiti në ankand fotot e Marilyn Monroe.

movie

2-11

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme