Google ADS

Ja çfarë shkruan Rama në këto momente të protestës

12:11 | 18 Shkurt 2017
Arbresh.info

Në këto momente që po zhvillohet protesta e PD-së , kryeministri Edi Rama gjendet në Kosovë, ai ka publikuar një status në Facebook ku thotë se ketu para 6 vjete më parë janë vrarë njerëz nga pushka e shtetit, shkruan portali Arbresh.info

Ai thotë se padyshim rruga është shumë e vështirë , reformat e vërteta nuk janë aspak të lehta,  por s’ka asnjë të ardhme të sigurt për vendin, shoqërinë, fëmijët tanë, pa i operuar me kurajo pjesët e kalbëzuara në vite të organizmit të shtetit, shkruan Rama.

Postimi I tij i plotë:

Vetëm 6 vjet më parë, Ziveri, Hekurani, Aleksi, Faiku u vranë nga pushkët e shtetit të kapur prej pushtetit, pikërisht në bulevardin ku në këtë moment protestohet, pa gardhe telash me gjemba dhe asnjë frikë e trysni nga shteti. Prandaj s’mund të mos jemi sot krenarë, edhe për këtë ndryshim kaq rrënjësor në rrugën tonë për të bërë shtet, ku padiskutim ka rezistencë e pakënaqësia të natyrshme.

Është padyshim një rrugë shumë e vështirë. Reformat e vërteta nuk janë aspak të lehta, madje shpesh janë operacione mjaft të dhimbshme. Por s’ka asnjë të ardhme të sigurt për vendin, shoqërinë, fëmijët tanë, pa i operuar me kurajo pjesët e kalbëzuara në vite të organizmit të shtetit. Shumica dërrmuese e shqiptarëve e kuptojnë këtë. Ata janë të vetëdijshëm edhe për vështirësitë, edhe për domosdoshmërinë e reformave.

Por s’ka dyshim se Shqipëria dhe shqiptarët e lënë 25 vjet në baltën e një tranzicioni të gjatë pa reforma, meritojnë vazhdimin me vendosmëri të tyre, e veçanërisht të reformës në drejtësi! E cila duhet zbatohet një orë e më parë duke filluar nga vettingu. Ne do të ndjekim e dëgjojmë me respekt, çdo shprehje pakënaqësie të pakicës, por nuk do të ndalemi asnjë minutë në përmbushjen e misionit tonë për të bërë shtet.
Ju uroj të gjithëve një fundjavë të mbarë!/Arbresh.info/

http://www.dailymotion.com/video/x5cc03y_protesta-e-pd-se-pamje-nga-lart_news

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme