Jevtiq: Ja përse nuk duam të flasim për formimin e ushtrisë së Kosovës

11:57 | 18 Shkurt 2017
Arbresh.info

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiq ka thënë se Partia Përparimtare Serbe në Kosovë, pa asnjë dilemë  mbështetë kandidaturën e Aleksandër Vuçiç për president të Serbisë.

Jevtiq ka thënë se thelbësore për serbët e Kosovës është paqja, gjë që siç tha ai, Vuqiq e ka avokuar për ta, shkruajnë mediat serbe, transmeton arbresh.info.

Ai ka shtuar se vetëm Vuqiq garanton zgjidhjen e problemeve të serbëve në Kosovë.

Jevtiq ka folur edhe në lidhje me formimin e Asociacionit duke thënë se kjo duhet të jetë arsyeja për një takim të radhës mes niveleve të larta të të dyja palëve, Beogradit dhe Prishtinës.

Ndërkaq sa i përket formimit të ushtrisë së Kosovës, ministri serb ka thënë se serbët e Kosovës duan të flasin për probleme më të rëndësishme sesa formimi i ushtrisë./Arbresh.info.

Të ngjashme